
“Aston Martin” do të përmirësohet në filmin e ardhshëm “James Bond”. Makina del jashtë mode, tashmë Agjenti 007 do të shëtisë me nëndetëse.
Kompania britanike e automjeteve në bashkëpunim me “Triton Submarines” do të realizojë një nëndetëse, me pjesën e brendshme prej lëkure të qepur me dorë, sedilje të denja për një super makinë, dizajn i rafinuar, që do të emërtohet “Project Neptune”. Sedilja e pilotit do të jetë në qendër, praktikisht pas dy atyre anësore. Shpejtësia maksimale do të jetë 5 nyje.

Kompania ka edhe qëllime biznesi, sepse pasi të dalë filmi “James Bond”, nëndetësja do të jetë në shitje.
