Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen në verë

Kujdes

Nga Class 28 May 2018

Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen

Temperaturat e larta, mushkonjat e bezdishme dhe një sërë faktorësh të tjerë, e bëjnë një dasmë në verë paksa të lodhshme. Mirëpo, kjo është stina e preferuar e çifteve për të realizuar dasmën e tyre. Duke menduar se kohën e kanë në favorin e tyre, pasi nuk do të ketë reshje shiu, çiftet që vendosin të martohen në verë, neglizhojnë disa gjëra vërtet të rëndësishme. Madje ata bëjnë disa gabime të mëdha të cilat mund t’i çojnë edhe në “shkatërrim” të kësaj ditë kaq të bukur. Për të mos gabuar, por edhe për ta shijuar këtë ditë të veçantë në jetën e çdo çifti, ju ftojmë të lexoni disa këshilla;

Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen
Moti mund të ndryshojë
Fakti që është verë dhe gjatë ditës, temperaturat janë të larta, kjo s’do të thotë se edhe në darkë do të jenë të tilla. Prandaj kini parasysh këtë gjë, për veten por edhe të ftuarit.
Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen
Mos i lini të ftuarit pa pije
Freskoni gjithmonë të ftuarit me pije. Mos i lini ata të tharë për ujë, por vendosni shërbimin e restorantit në dispozicion të tyre në çdo moment, pasi në fund të fundit, edhe ata duhet të kënaqen, dhe të jenë komod gjatë festës.
Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen
Tendat
Tendat në drekë, përcjellin shumë nxehtësi, prandaj është e këshillueshme që ato të përdoren për një dasmë në darkë, kur të jetë pak më freskët.
Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen
Kujdes diellin
Rrezet e diellit mund t’ju bëjnë të mos shihni asgjë nga ceremonia, prandaj në bazë të diellit, vendosni edhe ku do të jetë altari apo karriget e të ftuarve.
Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen
Qirinjë pranë ushqimit
Qirinjtë përreth ushqimit, nuk janë një ide e mirë sidomos në verë kur njerëzit kanë shumë vapë dhe mundohen me çdo kusht që të freskohen disi.
Gabimet e mëdha që bëjnë çiftet që martohen
Të kthesh dasmën në një fashion show
Ajo është dita më e rëndësishme në jetën e një çifti, por kjo s’do të thotë që të bësh një sfilatë të denjë mode. Vëmendja do të jetë me patjetër tek ti, por çdo gjë duhet menduar me kujdes, që të mos dilet nga konteksti i dasmës. Mos ndërroni 5 fustane, pasi njerëzit do e humbasin vëmendjen nga dasma, dhe do të kenë thjesht kuriozitet për fustanin e radhës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon