Ka disa çifte tradicionale, që dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm pas martesës. Dhe nuk po shkruajmë për çiftet e zakonshme, por për personazhet e njohur botërorë. Edhe ata kanë disa parime të tyre që i kanë qëndruar besnikë prej vitesh. Mund t’ju duket e pamundur në fakt, po ja që ka ndodhur. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje se një supermodele si Adriana Lima, në vitin 2006 deklaroi se besonte vetëm tek seksi pas martesës. Dhe ashtu veproi në fakt. Për personazhe si Adriana Lima, do të shkruajmë sot dhe ndoshta do të çuditeni, pasi nuk e prisnit as ju.

Ciara
Ata u vendosën shumë shpejt për t’u martuar. Gjithsesi, Ciara dhe Russell Wilson, u betuan se ata do të kryenin marrëdhënie seksuale vetëm pas martesës, që u realizua me datë 6 korrik, 2016.
Adriana Lima
Në vitin 2006 supermodelja Adriana Lima tregoi në një intervistë arsyen se përse mendonte se duhet të kryente marrëdhënie seksuale pas martesës. “Seksi është për pas martesës, dhe djemtë duhet ta respektojnë zgjedhjen time. Nëse nuk ka respekt, do të thotë se ata nuk më duan”. Adriana u martua në vitin 2009 me yllin e NBA-së, Marko JariÄ? por fatkeqëssiht ata janë divorcuar tashmë.
Jessica Simpson
Jessica Simpson ka mesazhin më interesant për ato vajza që presin deri në martesë “Virgjëria mund të jetë cool dhe seksi”, është shprehur Jessica në një intervistë për People në vitin 2000. Simpson nuk ka qenë asnjëherë e turpëruar për të folur për këtë gjë kaq private në jetën e saj.
Jordin Sparks
Jordin Sparks, tani është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin Dana Isaiah. Mirëpo, vite më parë Jordin bëri një premtim, për të qëndruar e virgjër deri përpara martesës. Ylli amerikan është rritur në një familje shumë strikte katolike, dhe prandaj e ka parë martesën dhe virgjërinë si diçka të shenjtë.
Evan Spiegel dhe Miranda Kerr
Themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel dhe partnerja e tij, supermodelja Miranda Kerr u betuan se do të prisnin për të kryer marrëdhënie derisa ata do të martoheshin. Sipas the London Times, Spiegel është shumë tradicional, dhe ka kërkuar që të presin deri sa të vijë dita e dasmës. Gjithsesi, Kerr ka qenë më parë e martuar me Orlando Bloom dhe kanë një djalë. Nga ana tjetër nuk dihet nëse Spiegel ka qenë i virgjër kur është martuar me Miranda-n.