Luiza Gega fiton medalje ari në Spanjë

Suksese!

Nga Class 29 June 2018

Luiza Gega fiton medalje ari në Spanjë

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medalje ari në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’, në Spanjë. Luiza mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në këtë edicion, duke regjistruar kohën 9’27”73. Ajo e zhvilloi garën në disiplinën 300 metra me pengesa duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3.

Luiza Gega fiton medalje ari në Spanjë

Luiza Gega është një prej sportisteve më të mira shqiptare dhe kjo nuk është hera e parë që  na bën të ndihemi krenarë. Gjithmonë janë diskutuar kushtet e vështira ku stërviten sportistët shqiptarë, por kjo gjë nuk i pengon ata të korrin suksese kudo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon