E distancuar disi nga rrjetet sociale këto kohët e fundit, duket se Lori Hoxha po fokusohet gjithnjë e më shumë në gjërat që vërtet kanë vlerë në jetën e saj. Dhe ana emocionale, është kryesorja, ndër të tjera. Njeriu i saj i zemrës, Vis Bajraktari feston sot ditëlindjen dhe për trashëgimtaren e pasur të Top Channel nuk mund të ketë arsye më të fortë për t'u ndjerë e gëzuar dhe me shpirtin plot.  

Ka qenë vet ky i fundit që ka postuar një foto në instastory duke shkruar: "Jam zgjuar 25 vjeç sot", ndërsa zbulon edhe destinacionin e bukur se ku po e kalon këtë ditë speciale. Çifti me sa duket ka zgjedhur Saint Tropez, një lokacion ideal pranë detit, duke festuar në restorantet e clubet më të njohura atje. Por, ata nuk janë vetëm në këtë aventurë.

Nga ajo që mund të kuptojmë, është edhe Sara Hoxha me Ledionin që i janë bashkuar festës, sepse ka qenë Sara ajo që pak minuta më parë ka postuar një video që ngjan se është nga i njëjti destinacion me atë që ka postuar Visi.

Me siguri që edhe Lori do të rezervojë ndonjë dhuratë ose urim special për partnerin e saj!