Këto marka të njohura veshjesh mund të mos jenë shumë afër jush, por ama sjellin veshje të jashtëzakonshme për njerëz të jashtëzakonshëm.

1. Oscar De La Renta është një emër që i pëlqen të krijojë fuatane madhështore për zonja të pasura. Nuk e dimë nëse është kusht për markën e famshme, por fustanet e Oscar De La Renta, shpeshherë gjenden në tapetet e çmimeve Oscar.

2. Balmain është një emër që të bën të dalësh nga stili që ke. Megjithatë, designer-at e rinj kanë arritur të menaxhojnë modernen dhe ta bëjnë këtë emër një prej më të kërkuarëve nga të pasurit. Stilistët e këtij brandi kanë arritur të bëjnë kliente shumë prej vajzave më të pasura në botë.

3. Burberry, ndryshe nga stilistët e tjerë që gjuajnë shumë të pasurit, është më shumë një markë e njohur për veshjet. Kuadratat vazhdojnë të jenë një elementë që i dallon veshjet e tyre dhe që nuk mungon në gardërobën e vajzave të pasura. Burberry ka marrë përsipër gjatë viteve të fundit të “gjuajë” Emma Watson dhe shumë fushata të tjera me njerëzit e pasur.

4. Gucci, në fakt, nuk ka ndonjë gjë të madhe që mund të vishni, sepse kushton jo më pak se 5 mijë dollarë. Rrobat që krijon kjo markë janë gjithmonë interesante dhe tërheqëse. Ato u japin tjetër pamje personazheve të famshëm, por janë aq “të pamundura” nga ne të tjerët.

5. Chanel është klasike. Kjo është arsyeja që e gjithë bota e dashuron këtë brand. Çdo grua, në ëndrrat e saj kërkon një fustan ose një aksesor nga Chanel.

Është një brand me të cilin nuk mund të gabosh, sepse çdo gjë e krijuar nga Chanel është e pakohë.

6. Tom Ford është një prej brandeve më të mira për meshujt, është si Zoti për kostumet. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz të famshëm zgjedhin këtë kostum për tapetin e kuq, madje këtë mund ta keni parë edhe në televizion apo në filma. Filloi të punojë për Gucci, por tashmë punon me emrin e tij dhe gjithçka po i shkon shumë mirë. Kostumet e tij janë siguria e shumë njerëzve të pasur të Hollywood-it.

7. Edhe me Hermes do të gjeni një numër të madh njerëzish të pasur. Shumë prej tyre nuk mund ta humbasin një çantë apo një portofol nga Hermes. Janë klasike dhe pa kohë aksesorët, ndaj edhe VIP-at zgjedhin të kenë diçka të rrallë në gardërobën e tyre.

8. Valentino është një shtëpi mode e përjetshme, e njohur gjithashtu në tapete të kuqe. Veshjet e këtij brandi e kanë kënaqur gjithmonë natyrën femërore, edhe pse një fustan mund të kushtojë shuma të pabesueshme parash, por të gjithë e dinë se ia vlen. Valentino nuk ndjek trendet, por preferon të ketë dizajne tradicionale dhe të stilit të lartë, që do të thotë se kurrë nuk do të dalë nga stili.

9. Marc Jacobs mund të ketë një reputacion të çuditshëm mes njerëve të pasur, por stilistët e tij janë ende me vlera shumë të larta. Mund të keni dëgjuar me shaka koleksionin e Marc Jacobs për Mark Jacobs, të quajtur Marc Jacobs, por pasardhësit e famshëm ende e duan për stilin e tij cool.

10. Prada është legjendë. Prada e di mirë pse veshjet dhe aksesorët janë aq të popullarizuara mes njerëzve të pasur dhe të famshëm, ndaj gjithmonë ruan nivele të larta. Etiketat e çmimeve për Prada-n mund të jenë astronomike, por të gjithë e dinë se Prada është një shtëpi mode në të cilën duhet të paguash për talentin e pastër.