Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Pas fejesës, vjen papritur edhe dasma

Me shpejtësi

Nga Class 13 July 2018

Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Pas fejesës, vjen papritur

Ka kaluar më pak se një javë që nga propozimi për martesë që Justin Bieber i bëri Hailey Baldwin. Dy ditë më parë Bieber e konfirmoi përmes një fotoje në Instagram, se ai dhe modelja e njohur janë fejuar zyrtarisht. Pas kësaj fejese të papritur, sipas People vjen edhe martesa. Një burim ka treguar për “People”, se dyshja po planifikojnë të bëjnë një dasmë të vogël me pak të ftuar.

“Ata nuk po planifikojnë një dasmë të madhe me shumë njerëz. Në ceremoninë e martesës do të jenë të pranishëm vetëm familjarët e tyre. Ata po martohen shumë të dashuruar dhe nuk duan një dasmë të madhe për sytë e botës”,-është shprehur burimi për People.

Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Pas fejesës, vjen papritur

Fejesa e Justin Bieber me modelen Hailey Baldwin erdhi në momentin që më pak pritej, pasi ylli kanadez nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga Selena Gomez. Mirëpo, Justin e mori këtë vendim dhe Selena nuk ka reaguar ende rreth kësaj fejese. Ajo disa ditë më parë thjesht u shfaq në New York me një bluzë ku mbi të shkruhej “Vetëm të fortët mbijetojnë”.

Gjithsesi, ajo e ka dhënë një mesazh. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon