Të gjithë e dimë! Vera është stina e aventurave dhe adrenalinës! Si e tillë, emocionet e forta mund të provohen në shoqëri të mirë, me familjen, miqtë, por edhe vetëm. Eksperienca e "arratisjes" solo në destinacione fantastike rrotull botës e bën kaq të veçantë çdo përvojë pushimesh për ju.

Hostelworld ka zbuluar 10 destinacionet më të njohura të udhëtimit për vajzat që janë vetëm! Dhe e merrni dot me mend kush e kryeson vendin e parë? Kuba e ka vjedhur me "dinjitet" këtë post sepse mbetet një nga vendet më IN për t'u frekuentuar, sidomos kur je vetëm. Sipas faqes së prenotimit në hostelworld, ka pasur një rritje prej 42 për qind më shumë se vitin e kaluar për ato vajza që udhëtojnë botën vetëm dhe më shumë se sa aventurë, kjo merret si sfidë personale.

Breffni Horgan, Drejtor i Produktit në Hostelworld, beson se rritja e numrit të këtyre lloj pasagjerëve solo mund të jetë rrjedhojë e një "kombinimi të teknologjisë më të mirë, me aplikacione që na lejojnë të zbulojmë lehtësisht vendndodhjen tonë të ardhshme".

Sipas platformës online-prenotim të hotelit, destinacioni i dytë më i popullar për gratë që udhëtojnë vetëm është Nikaragua ndjekur Afrika e Jugut. Portugalia  si edhe Rumania që mbyll këtë listë prej 10 vendesh janë destinacionet IN për t'u shijuar nga ju vajza që e doni aventurën dhe shijen e të udhëtuarit vetëm. Merrni një laps dhe mbani shënim këto super destinacione! Do të kënaqeni, na besoni!

 

 

Kuba
Tanzania
Sri Lanka
Portugali
Nikaragua
Guatemala
Afrika e Jugut
Bullgari
Maqedoni
Rumani

 

Burimi: Harper's Bazaar