'Sunny Hill', festivali që do të mbledh në Kosovë artistë të huaj dhe shqiptarë

Kush do të performojë?

Nga Class• 18 July 2018

'Sunny Hill', festivali që do të mbledh në Kosovë

Fondacioni Sunny Hill është një fondacion bamirës në Prishtinë, i themeluar nga këngëtarja Dua Lipa. Ky fondacion do të organizojë festivalin Sunny Hill në Kosovë, ku priten të performojnë artistë me famë botërore, por edhe artistë shqiptarë.

'Sunny Hill', festivali që do të mbledh në Kosovë

Ky festival do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, në datat 10, 11 dhe 12 gusht. Organizatori kryesor i këtij festivali, Dukagjin Lipa, i ati i këngëtares së famshme, Dua Lipa, ka qenë i ftuar në emisionin “21 gradë” në RTV21, ku ka folur për artistët që do të performojnë.

'Sunny Hill', festivali që do të mbledh në Kosovë

Sipas tij, në natën e parë do të performojë Dua Lipa dhe në natën e dytë reperi Action Bronson. Ndërsa natën e tretë do të performojë DJ me famë botërore Martin Garrix. “Më datën 8 gusht Dua vjen në Prishtinë …atëherë do t’i kemi aktivitetet e fondacionit, ku i ndajmë 100 mijë euro për aktivitetet në Kosovë”, -është shprehur Dukagjin Lipa.

'Sunny Hill', festivali që do të mbledh në Kosovë

Po ashtu, pritet që në këtë festival të performojnë edhe artistë të tjerë si: Carter, Albert Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace si dhe Ledri Vula, Buta, Mc Kresha, Jericho, Shpat Deda etj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon