Nata e dytë e magjisë, në Berat për të shijuar Festivalin Multikulturor

Nata e dyte

Nga Class 20 July 2018

Nata e dytë e magjisë, në Berat për të shijuar

Mbrëmjen e së enjtes, nisi në Berat, Edicioni i pestë i Festivalit Multikulturor. I kthyer në një ngjarje të rëndësishme për qytetin, festivali është një arsye më shumë që Berati të vizitohet nga qindra turistë këto ditë. Secili mund ta gjejë veten në shumëllojshmërinë e aktiviteteve që kanë si qëllim promovimin e qytetit të Beratit, vlerave të trashëgimisë, të kulturës e qytetarisë në mbështetje të zhvillimit të turizmit.

Nata e dytë e magjisë, në Berat për të shijuar

Aktivitetet e ditës së sotme kanë nisur me një ekspozitë të Agron Polovinës gjatë paradites e kanë vijuar me vizita në 10 shtëpitë-muze, të cilat, edhe pse e kanë të dukshëm kyçin, mbeten gjithmonë të hapura për turistët. Pasditja ka vijuar me aktivitete të tjera të trashëgimisë kulturore, të cilat kanë kulmuar me këngët e gupeve polifonike. Grupi i Himarës, me këngën e mërgimit, ktheu pas të gjithë publikun në dhimbjen e madhe të çdo familjeje shqiptare dhe brengën e traditës sonë. “Vajza e valëve”, e rikthyer në skenë nga grupi polifonik i Himarës, ishte një performancë e shkëlqyer që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit.

Nata e dytë e magjisë, në Berat për të shijuar

Festivali Multikulturor vazhdon traditën e tij edhe natën e tretë, të shtunën. Viti i pestë me vendtakim Beratin, përveç se bën bashkë në të njëjtin mjedis grupet e njohura të muzikës popullore, pasurohet edhe me artistë të huaj, si austriakët e “Kusimanten”.

Nata e dytë e magjisë, në Berat për të shijuar

Për 2018-ën është menduar që festivali të vijë nën sloganin “Unë jam trashëgimi”, që qëmton idenë e promovimit të vendbanimeve apo qendrave të arit e kulturës përmes muzikës tradicionale dhe asaj të kohës.

Nata e dytë e magjisë, në Berat për të shijuar

Grupet nga Himara, Berati, Përmeti, Pleqtë e Krujës, piktorë e këngëtarë që i bashkon qëllimit të këtij festivale, do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë aktivitetet që promovojnë folklorin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. E shtuna do të kulmojë me një koncert të Shpat Dedës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon