Festivali Multikulturor i Beratit, arena e folklorit dhe traditës

Tre ditë aktivitete

Nga Class 23 July 2018

Festivali Multikulturor i Beratit, arena e folklorit dhe traditës

Tashmë, i kthyer në një traditë të përvitshme kulturore, për të pestin vit radhazi, Festivali Multikulturor i Beratit është një nga ngjarjet artistike të shumëpritura, jo vetëm nga vendasit, por edhe të huajt.

Një skenë që mbart vlera të mirfillta kulturore dhe artistike, të cilat dëshmojnë pasurinë e pashoqe të Shqipërisë, sa i takon traditës dhe kulturës. Sivjet, nën moton "Unë jam trashëgimi", ky festival i cili ka nisur në datë 21 korrik dhe përfundoi të shtunën. Ky edicion solli një dinamikë të larmishme gjurmësh artistike, që datojnë herët që në origjinën e lashtë tonën, e për të vijuar në ditët e sotme, e përcjell me një frymë moderne. Edhe këtë vit drejtor artistik i festivalit artisti Mario Guralumi, ka sjell idetë e mbrujtura me një dinamikë aktivitetesh që kanë mbajtur të ngërthyer qytetarët beratas, por edhe shumë artdashës nga vendi dhe bota.

Festivali Multikulturor i Beratit, arena e folklorit dhe traditës

Muzika, ekspozitat përmes traditës, erdhën si një ndërthurje mes folklorit dhe modernes, ku fokusi parësor ishte folklori si një element i çmuar i identitetit tonë kombëtar. Gjithashtu, element si dasma e kurbetit, apo hapësira të tjera të trashëgimisë kulturore botërore erdhën natyrshëm në sytë e publikut që po e ndjek nga afër këtë ngjarje të rëndësishme të kulturës në vend.

E dita e fundit e sotme e aktivitetit, do të sjell plot surpriza të tjera! Mos i humbisni!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon