

Modelja shqiptare Amina Shena dhe partneri i saj Adonis Dollapi janë bërë prindër të një djali, rreth një muaj më parë. Ata zgjodhën që vogëlushin e tyre ta quanin Jetnis Junior dhe lajmin e ardhjes në jetë e dhanë me anë të një postimi në Instagram.
Që prej momentit që ka ardhur në jetë nuk kemi pasur mundësi të shikojmë shumë foto të vogëlushit. Por dje modelja ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto ku i duket fytyra, megjithëse me filtra Snapchat-i. “Gjithçka e imja,” –ka shkruar modelja, ndërsa vogëlushi duket shumë i ëmbël.

