Praktikisht, jemi futur në fundin e sezonit veror, ose të themi në 15-ditëshin e fundit të pushimeve edhe për këtë vit(përjashto ata që zgjedhin t’i bëjnë në shtator, kur fluksi i pushuesve bie, po aq sa edhe temperaturat e nxehta).

Dhe nëse jeni në kategorinë e personave që pushimet i lini për minutë të fundit, me siguri që jeni po kaq më pak organizativ edhe në çështjen e gjërave MUST që ju duhen me vete për pushime normale.

Nga çanta e plazhit, tek kremi me SPF apo aksesorët e tjerë të nevojshëm, kjo është lista me produktet që ju duhen gjatë ditëve të qëndrimit në plazh. E nëse ende nuk e keni mbyllur valixhen, bëni mirë që të paketoni këto gjëra përpara se të kujtoheni shumë vonë! Le të fillojmë…

Peshqirët
Shmangni ankthin e përpjekjes për të gjetur peshqirin tënd! A ma ka vjedhur dikush? Mos ma kanë marrë shokët e mi kur kanë lëvizur pa më thënë gjë? Asnjëherë mos harroni të fusni në valixhen e udhëtimit disa peshqirë.
Speaker
Kur je duke lundruar me varkë dhe vendos të dëgjosh muzikë sepse ke kohë të lirë mjaftueshëm, atëherë ky speaker portativ është gjithçka ju duhet. Karikimi i tij mban deri në 10 orë në ditë.
Çantë e madhe
Libra? Peshqir? Kremra? Syze? Një çantë normale nuk mund t’i mbajë të gjitha këto, ndaj ky është dimensioni që ju duhet.
Një batanije të hollë
Përdoreni herë si jastëk, e herë shtrijeni poshtë në shezlonin ku rrini, është ideale për t’u rehatuar gjatë një gjumi të pasdites, pse jo!
Syze dielli
Ku mund të shkoni pa to gjatë verës? Askund! E sidomos në plazh! Investoni në një palë syze dielli të mira, që i mbrojnë sytë tuaj nga dielli i fortë.
Fustan i gjatë
E mbulur në plazh apo një veshje e lumtur? Konsideroni në listën e paketimit për pushime, edhe dy ose tre fustane të tillë maxi.
Krem me SPF
Pika më e dukshme dhe më e rëndësishme në listë: kremi me faktorë mbrojtës. Zgjidhni një formulë si ajo e Neutrogena. Është e lehtë dhe zgjat aq sa duhet si efekt në lëkurën tuaj. Do na falenderoni më vonë për rezultatet!
Kapele kashte
Rreziku më i madh që të digjeni apo të krijoni njolla kafe në fytyrë është pikërisht gjatë ekspozimit në diell. Ndaj, ajo çfarë ju duhet është një kapele kashte me strehë, që e mbron më së miri fytyrën tuaj.
Vaj për flokët
Me efekt hidratues, një vaj i tillë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit. E ushqen flokun dhe e mbron atë gjatë ekspozimit në diell, si edhe nga kripa e detit.
Sandale platformë
Ndryshe quhen espadrille! Janë sandale platformë, ideale për rehati dhe komoditet gjatë pushimeve tuaja.

Burimi: Marie Claire