Vetëm dy ditë më parë, prestogjiozja “The Sun” publikoi një shkrim përmes të cilit u këshillonte të gjithë prindërve se nuk duhet të postojnë foto të fëmijëve ditën e parë të shkollës. Arsyet ishin disa, ato që kishin të bënin, mbi të gjitha, me sigurinë e tyre. Imazhet që shfaqen nga prindërit pa kontroll mund të ndikojnë negativisht në personalitetin dhe të ardhmen e tyre.

Por mund të rrinë prindërit larg këtij emocioni? E fundit, e cila ka përcjellë një foto të dy vajzave binjake për në shkollë është aktorja e njohur Tuba Buyukustun. Në një foto me vajzat 6-vjeçare Maya dhe Toprak Saylak, Tuba ka ndarë një mesazh për të gjithë prindërit duke u uruar fëmijëve një vit të mbarë shkollor.

Një miku im kishte postuar një mesazh: Fëmijët rriten shumë shpejt. Qëndroni me ta sa më shumë të mundeni, shkoni në shkollë, rrini me ta në kohën e lirë, kaloni kohë bashkë. Do të vijë një ditë që ata do të jenë të rritur dhe nuk do të duan të jenë me ju në çdo vend…. Uroj çdo nënë, baba, gjysh, gjyshe, të cilët po presin me padurim që t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë”, – shkruan Tuba në statusin e saj.  

Megjithëse e zënë me shumë projekte që do ta rikthejnë shumë shpejt në ekran, Tuba Buyukustun, sa herë mundet, ndan kohë me binjaket e saj dhe është shumë pranë tyre edhe pas divorcit me producentin, babain e vajzave, Onur Saylak.