
Amsterdami nuk është një qytet si të gjitha qytetet e tjera, prandaj shumë njerëz kanë rënë në dashuri me këtë vend. Mjafton një tur në këtë qytet për të zbuluar shumë çka për traditat, ose faktet aspak të zakonshme që ka Amsterdami. Nëse planifikoni për ta vizituar, ne do t’ju tregojmë disa gjëra vërtet interesante për të:
1-Në Amsterdam ka më shumë biçikleta sesa njerëz.

2- “Rijksmuseum”është i vetmi muze në botë që ka një korsi për biçikletat.
3-7 mijë papagaj të çuditshëm jetojnë në Amsterdam.

4-Keni dëgjuar për restorantet shtëpi? Holandezët kanë zgjedhur një mënyrë të mirë për të fituar disa euro më shumë në shtëpitë e tyre. Ata kanë krijuar restorante në shtëpi, me çmime më të lira dhe ju ofrojnë turistëve ushqime tipike holandeze.
5-8 skulptorë anonim kanë instaluar punimet e tyre nëpër rrugët e Amsterdamit që prej viteve ’80.
6-Amsterdami është kryeqyteti i Holandës, por jo i Holandës së Veriut. Nëse nuk e dinit, kryeqyteti i Holandës së Veriut është Haarlem.
7-Mijëra biçikleta përfundojnë në kanale për arsye që askush nuk i di. 12,000 deri në 15,000 biçikleta janë gjetur nëpër kanale çdo vit, por askush nuk mund të thotë se si kanë përfunduan atje!
8-Të gjithë njerëzit në Amsterdam janë gjigant. Një holandez me gjatësi mesatare është 1.83 cm. Edhe vajzat holandeze janë mbi 1.71 cm të gjata. Nëse nuk jeni shumë të gjatë, do të ndiheni “keq” kur të shikoni kaq shumë njerëz të gjatë gjatë gjithë kohës.

9-Holandezët nuk i pëlqejnë perdet. Nëse beni një xhiro rreth Amsterdamit, do shikoni në dritare që askush nuk ka vendosur perde. Jeni kurioz për divanët e rinj të fqinjit tuaj? Në Amsterdam mund t’i shikoni lirisht.

10-Amsterdami ka më shumë kanale se Venecia. Nëse mendonit se Venecia është qyteti me më shumë kanale në botë gaboheni. Amsterdami ka 165 kanale, 15 më shumë se Venecia.

11- Në bare të licensuara lejohet të shiten lëndë narkotike për përdorim personal. Por a e dini faktin interesant rreth kësaj gjëje? Që kur u aprovua ligji, përqindja e njerëzve të varur nga droga zbriti me 5 %.
12-Amsterdami është një nga qytetet me sigurinë më të lartë në botë. Të surprizuar? Amsterdami ka një reputacion sikur atje ndodh çdo gjë, por në të vërtetë, Amsterdami ka një shkallë shumë të ulët krimi krahasuar me vende të tjera evropiane. Në fund të fundit, sa më shumë gjëra të lejuara të ketë, aq më pak vend për shqetësim ka!
