Nëse keni qenë ose planifikoni të udhëtoni në Barcelonë, duhet me patjetër t’i dini këto fakte rreth këtij qyteti. Është gjithmonë mirë të informoheni përpara se të udhëtoni drejt një vendi që nuk keni qenë më parë. Barcelona është një ndër qytetet më turistike në botë, prandaj nëse jeni një person i apasionuar pas udhëtimeve, me patjetër edhe Barcelona duhet të jetë në listën e vendeve për t’u vizituar. Ne do t’ju tregojmë 6 fakte rreth këtij qyteti dhe kur të jeni në Barcelonë, mbase na kujtoni:

1-Magjia në fasadën e Sagrada Familia

Me siguri ju keni dëgjuar për “Sagrada Familia”, por nuk e dini magjinë që ndodh në fasadën e tij? Ai është plot me numra të rastësishëm, por në çfarë do lloj drejtimi të shikoni, gjithmonë do të formohet numri 33.

2-Barcelona ka plazhe artificiale

Në Barcelonë nuk kishte plazhe deri në vitin 1992. Bregdeti i Barcelonës ishte i mbushur me lokale, deri sa një ditë qyteti vendosi të priste Lojrat Olimpike. Falë kësaj gjëje tani mund të gjeni disa plazhe. Barcelona ka 7 plazhe me një bregdet 4.5 km.

3-Sagrada Familia është ndërtuar për më shumë kohë se Piramidat e Egjiptit

Piramida e madhe e Giza-s në Egjipt ka marrë 20 vite për t’u ndërtuar me mjete të lashta, ndërsa Sagrada Familia ka marrë 200 vite për t’u ndëtuar me teknologji moderne. Tipari kryesor i kësaj ndërtese është lartësia e saj, e cila është 984 metra.

4-Hashashi është i ligjshëm

Shpesh thuhet se Barcelona është “Holanda e Jugut”. Barcelona është një ndër qytet e mëdha në botë, ku pirja e hashashit është e ligjshme.

5-Qyteti më i vizituar në Spanjë

Barcelona është qyteti i katërt në Evropë më i vizituari pas, Londrës, Parisit dhe Stambollit. Barcelona vjen madje edhe përpara Romës, Milanos dhe Amstedamit.

6-Barcelona ka 68 parqe

Më shumë se 10% e qytetit mbulohen nga parqet urbane.