Nuk pritej, stilistja shqiptare bashkëpunon me Versace-n
Pa fjalë!

Koleksionet e saj të veshjeve tashmë zyrtarisht janë një brand i njohur ndërkombëtar! Sepse emri i Mirela Nurçes është i njohur në radhët e stilistëve të huaj dhe personazheve të njohur të botës së modës, për sa kohë që synimet e saj profesionale kanë qenë të qarta në krye të herës: të krijojë emër dhe famë edhe përtej kufijëve shqiptarë.

Kështu, lajmin e bukur e ka ndarë me të gjithë miku i saj, fotografi Fadil Berisha, i cili përmes një fotoje të publikuar në instagram na tregon me fakte se stilistja shqiptare po bashkëpunon me markën prestigjioze Versace. Në të shfaqet modelja Adrola Dushi, e cila mban në trup një pallto të dizenjuar nga Mirela dhe një çantë të Versace-s, si imazhi me të cilin u ngjit në pasarelën e "Fashion 4 Development New York", event i modës në të cilin u prezantuan bashkëpunimet e tetë stilistëve të famshëm me tetë stilistë të rinj.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe! Mirela Nurçe la në pasarelën e metropolit njujorkez, gjurmët e saj të modës dhe stilit.



