Klea Huta nis emisionin e ri me VIP-a në Top Channel, zbulon emrin dhe surprizat e tij

I shumëpritur!

Nga Class• 11 October 2018

Klea Huta nis emisionin e ri me VIP-a në Top Channel, zbulon emrin dhe

Si të ftuarit special në shtëpinë e tyre të re "Top Channel", në emisionin e mëngjesit të "Wake Up" që moderohet nga Ori Nebijaj dhe Isli Islami, dy autorët kryesorë të programit më të ri që pritet të nisë në këtë televizion, zbuluan risitë dhe të pathënat rreth projektit të tyre të ri. Klea Huta në cilësinë e prezantueses dhe Artan Korenica, si autor i programit folën shumëçka rreth programit të tyre.

Do të quhet "Vip Club" dhe do të jetë një risi tërësisht në llojin e tij si format i prezantuar në një media shqiptare. Artani u shpreh se ka më shumë se një vit që merret me këtë projekt, për të mbërritur në një format të "kopsitur" mirë si nga ana e ideve ashtu edhe nga ajo e protagonizmit të personazheve të njohur shqiptarë.

Klea Huta nis emisionin e ri me VIP-a në Top Channel, zbulon emrin dhe

Ndërsa moderatorja e emisionit Klea Huta tregoi se gjithçka është në lëvizje dhe nuk ka biseda ulur dhe rehatuar. "Personazhet shfaqin një anë tyre të vërtetë me anë të pyetjeve të drejtëpërdrejta që nuk i lënë kohë të mendohen. Në këtë mënyrë shprehin ç’u vjen për momentin. Nuk kemi menduar t'i vëmë në siklet. Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ta vësh në siklet. Ata duhet ta gjejnë vetën aq komod sa të tregohen të sinqertë. Nuk synojmë që të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehet lajm në Shqipëri", ka treguar Klea.

Klea Huta nis emisionin e ri me VIP-a në Top Channel, zbulon emrin dhe

Pra, "Vip Club" sjell njerëzit e jetës publike në vend në një prizëm të ri dhe mjaft interesant. Emisioni nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel!

Shumë suksese për ta!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon