Ndarja e nënës nga jeta, Ardit Gjebrea: Dhimbja nuk ka kaluar, është e vështirë të mësohesh
Arditi flet në publik për dhimbjen e së ëmës

Në ditët e para të ngushtit të nxehtë, Ardit Gjebrea dhe familja e tij u përball me një dhimbje të fortë të jetës. E ëma u nda nga jeta dhe për producentin e njohur ndarja nga ajo nuk ishte aspak e lehtë. Duke dashur ta ndajë paksa dhimbjen me të gjithë, Arditi, me një portret të së ëmës, shkroi edhe në profilin e tij: “Nuk e di a do mësohem dot me mungesën tënde…” Akoma nuk është mësuar, por ka shumë arsye për ta bërë të ëmën atje lart të jetë krenare.
View this post on InstagramNuk di a do mësohem dot me mungesën tënde... Lutem që engjëjt të kujdesen për ty.
Sot, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare”, kishte një histori të pazakontë që bëri pjesë edhe Arditin. Gentiana kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh nënës së saj, pasi prej disa muajsh, ka humbur të atin. Zonja Luiza, gjatë bisedës, i përmendi Arditit se dhe ai pak kohë më parë ka humbur nënën e tij, kështu që mund ta kuptonte. Edhe pse dhimbja është e madhe dhe shumë e vështirë për ta kaluar, Arditi tha se ka një motiv shumë të madh për t’i bërë krenarë prindërit e tij atje ku janë.

“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi, dhe kjo familje që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që t’i jap sadisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”,- tha Gjebrea duke i dhënë një mesazh familjes në studio dhe të gjithë publikut se ata që nuk i kemi më pranë vetes, mund t’i ndjejmë afër sa herë që duam.



