Çfarë dimë deri tani mbi serialin për të cilin po flasin të gjithë

Nga Class 25 October 2018

Çfarë dimë deri tani mbi serialin për të cilin po

Prej tashmë disa ditësh e gjithë Shqipëria është ngacmuar nga disa imazhe të cilat nuk kishin një “nënshkrim”. Tre karaktere misterioze u shfaqën befas pa asnjë të dhënë, përveç një titulli: “Në kohën e duhur”.

Më në fund, misteri u zgjidh!

ALBtelecom prezantoi në këtë mënyrë të paparashikuar fushatën e tij të re, e cila për herë të parë vjen përmes një seriali të mirfilltë me personazhe krejtësisht unike.

Çfarë dimë deri tani mbi serialin për të cilin po


Edi, një djalë i pasionuar pas shkëncës dhe teknologjisë ndeshet me një udhëtar nga e ardhmja i cili po kthehej pas në kohë për të gjetur kuptimin e dashurisë, emocion i cili është i harruar në epokën e tij. Për shkak të një problemi me makinën e tij të kohës, udhëtari me emrin C17 e gjeti veten në Tiranën e vitit 2018 dhe bashkë me mikun e tij të ri do nisin një sërë aventurash në kërkim të dashurisë në epokën dixhitale. Marrdhënia e tyre është po aq e veçantë, pasi C17 përpiqet të sjellë zgjidhje tejet të komplikuara për situata tepër të thjeshta, ndërkohë që Edi thjesht vë në përdorim teknologjinë tashmë ekzistuese falë natyrës së tij tepër praktike.

Çfarë dimë deri tani mbi serialin për të cilin po

“Në kohën e duhur” është një serial i cili mund të ndiqet nga të gjithë në faqen www.nekoheneduhur.al.
Për herë të parë në historinë e reklamave shqiptare krijohet një prodhim i tillë, një serial autentik në vend të formulës sandarte ku kompania thjesht reklamon çmimet dhe ofertat.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon