Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe e shijshme. Mund të bëhet dhe për fëmijë, por pa konjak dhe piper të zi.

Përbërësit:

• 700-800gr gështenja

• 1 lt lëng pule

• 1 presh

• 1 karrotë

• 1 qepë të thatë

• Trumzë të freskët

• 2 lugë vaj ulliri ose gjalpë

• 1 shots konjak

• Kripë-piper

Ziejmë gështenjat për 30′ minuta në ujë me pak kripë, më pas i lëmë të ftohen. Pasi i pastrojmë, i presim. Pastrojmë edhe presim dhe perimet. Në një tigan kalojmë perimet me vaj ulliri ose gjalpë deri sa të zbuten pak dhe në fund shtojmë gështenjat për 1-2 min. Në fund shtojmë pak konjak dhe lëmë të avullojë alkooli, i vendosim në një tenxhere së bashku me lëngun e pulës dhe shtojmë pak piper dhe kripë. I lëmë të ziejnë për rreth 20-30 min në zjarr të ulët. Në fund mund ta bëjmë në formë kremi. Ju ftoj ta gatuani! Ju bëftë mirë!

Burimi: Gazeta Shëndeti