Nuk do ta besoni trendin e ri të nuseve, të presësh flokët në mes të dasmës

Do guxonit?

Nga Class 30 October 2018

Nuk do ta besoni trendin e ri të nuseve, të presësh flokët

Mos u çudisni nëse në një dasmë që jeni të ftuar nusja nga mesi i ceremonisë të largohet nga pista dhe të rikthehet ndryshe. Nuk është diçka që nuk e kemi parë, pasi kohët e fundit nuset e ndryshojnë modelin e flokëve dhe fustanet më shumë se dy herë. Mirëpo, kjo gjë që do t’ju tregojmë sot edhe krejt diçka tjetër: nuset kanë filluar të presin flokët në mes të dasmës.

Nuk do ta besoni trendin e ri të nuseve, të presësh flokët

Po, po sado “e rrezikshme” t’ju duket, ka nga ato vajza që guxojnë për hirë të risisë të presin flokët edhe në mes të dasmës. Disa nuse madje kanë rrezikuar duke i prerë ato të thara, pasi kanë mbaruar kërcimin e parë me bashkëshortin. Njerëzit kanë mbetur të shokuar nga ky ndryshim, por e kanë mirëpritur këtë "çmenduri" të nuses.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon