Teknologjia është shumë e rëndësishme dhe gati e pazëvendësueshme për njeriun modern, por ajo mbart edhe efekte negative në jetën e njeriut dhe shoqërisë. Një ndër to është edhe ekspozimi i tepërt i fëmijëve 0-3 vjeç ndaj teknologjisë. Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze tregojnë se foshnjat e moshës 0-2 vjet nuk duhet të kenë ekspozim ndaj teknologjisë, 3-5 vjet të kufizohet në një orë në ditë dhe 6-18 vjet të jetë e kufizuar për 2 orë në ditë. Fëmijët dhe të rinjtë që përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë nga sa është rekomanduar, mund të kenë pasoja të rënda dhe shpesh kërcënuese për jetën. Pajisjet e dorës (telefonat celularë, tableta, lojëra elektronike), janë rritur në mënyrë dramatike në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, sidomos nga fëmijët shumë të vegjël. Pediatrit e zhvillimit dhe logopedët ju bëjnë thirrje prindërve dhe mësuesve për të ndaluar përdorimin e të gjitha pajisjeve të mbajtjes në dorë për fëmijët nën moshën 12 vjeç. Në vijim lexoni efektet negative që sjell përdorimi i teknologjisë tek fëmijët e vegjël:

 

Rritja e shpejtë e trurit              

Midis 0 dhe 2 vjet, truri foshnjës rritet trefish në madhësi, dhe zhvillimi vazhdon deri në moshën 21 vjeç por ne procese më të ngadalta. Zhvillimi i hershëm i trurit është përcaktuar nga stimujt mjedisore, apo mungesa e tyre. Stimulimi i  trurit  në zhvillim nëpërmjet ekspozimit të tepërt të teknologjisë (telefonat celularë, internet, iPad, TV), ka treguar se është  i lidhur me kohen e reagimeve, deficitit të vëmendjes, vonesat konjetive, dëmtimit të të mësuarit, rritje e impulsiviteti dhe ul aftësinë për vetë-menaxhim, p.sh. tantrumet.

Zhvillim i vonuar

Përdorimi teknologjisë kufizon lëvizjen, e cila mund të rezultojë në zhvillimin e vonuar. Një në tre fëmijë që përdorin  teknologjinë në Amerikë dhe Kanada tani hyjnë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar negativisht në të mësuarit dhe arritje akademike. Teknologjia jep efektin e pasivitetit, përgjumjes dhe dembelizmit ndryshe nga lëvizja e cila  rrit vëmendjen dhe aftësinë e të mësuarit. Përdorimi i teknologjisë nën moshën 12 vjeç është e dëmshme për zhvillimin e fëmijëve dhe të të mësuarit.

Dëmtimi gjuhësor      

Shpeshherë fëmijët shqiptarë që përdorin teknologjinë dëgjojnë video-animatore në gjuhën angleze. Ka një pjesë të fëmijëve që i zhvillojmë të dyja gjuhët në mënyrë simultane dhe këtu jemi në rregull. Fëmijët që zhvillojnë dy gjuhë njëkohësisht kanë më tepër avantazhe se një fëmijë që përdor vetëm një gjuhë, por në këtë artikull do të merremi çrregullimin e dygjuhësisë.  Duke qenë se ata jetojnë në një mjedis ku flitet shqip, kjo i bën ata të rrezikuar ndaj çrregullimit të bilingualizmit. Pra, fëmijëve që janë të ekspozuar në dy ose më shumë gjuhë mund t’u ndodhë konfuzioni bilingual ose multilingual dhe, për pasojë, këta fëmijë kanë vështirësi në zhvillimin gjuhësor në secilën gjuhë. Edhe në gjuhën shqipe ata hasin vështirësi, sepse duke qëndruar për një kohë të gjatë me teknologjinë, ata dëgjojnë në gjuhë të huaj e për rrjedhojë ajo nuk është më një e gjuhë e huaj për fëmijën, por ajo kthehet në një gjuhë familjare. Është një gjuhë e dytë, por kryesore për fëmijën. Sa më tepër të konsumojë kohë me gjuhën e huaj, aq më të mëdha janë gjasat që ai të zhvillojë atë gjuhë, e nga ana tjetër të ketë vështirësi në zhvillimin e gjuhës shqipe. Por, mund të mos zhvillojë asnjërën e për rrjedhojë ai mund të mbyllet në vetvete prej pamundësisë së komunikimit, prej faktit se është mësuar të rrijë vetëm me teknologjinë që i është dhënë prej familjarëve të vet.

Obeziteti epidemik

Përdorimi i TV dhe video lojës  lidhet me rritjen e obezitetit. Fëmijët të cilët i kanë të lejuara aparatet në dhomat e tyre kanë 30% rritje në rastet e obezitetit. Një në katër Kanadeze, dhe një në tre fëmijë SHBA-së janë obezë. 30% e fëmijëve me obezitet do të zhvillojnë diabetin, dhe individët obezë janë në rrezik të lartë për goditje të hershme në tru, sulm në zemër, shkurtimin e të jetëgjatësisë. Kryesisht për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit të 21 mund të jenë brezi i parë, shumë prej të cilëve nuk do të jetojnë më gjatë se prindërit e tyre.

Privim i gjumit

60% e prindërve nuk e mbikëqyrin përdorimin e teknologjisë nga ana e fëmijës së tyre, dhe 75% e fëmijëve ju lejohet teknologjia në dhomat e tyre. 75% e fëmijëve të moshës 9 dhe 10 vjet kanë privim të gjumit në masën që notat e tyre janë ndikuar për keq.

Sëmundje mendore     

Përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor shkaku në normat në rritje të depresionit të fëmijëve, ankthit, çrregullime shtesë, deficit të vëmendjes, autizëm, çrregullim bipolar, psikozë dhe sjellje problematike të fëmijëve. Një në gjashtë fëmijë kanadez kanë një diagnozë sëmundje mendore, shumë prej të cilëve janë me mjekime të rrezikshme si psikotrope.

Agresioni                                                                                                                

Përmbajtja e dhunshme mediave mund të shkaktojë agresion të rritur të fëmijëve. Fëmijët e vegjël janë të ekspozuar gjithnjë e në rritje nga rastet e dhunës fizike dhe seksuale në median e sotme. SHBA ka kategorizuar dhunën në media si një rrezik për shëndetin publik për shkak të ndikimit në agresionin e fëmijëve.

Varësia

Edhe  prindërit varen  gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë, ata shkëputen nga fëmijët e tyre. Në mungesë të lidhjes prindërore, fëmijët e shkëputur mund të krijojnë me shpejt varësi te pajisjet teknologjike. Një në 11 fëmijë të moshës 8-18 vjeç janë të varur nga teknologjia.

Paqëndrueshmëria

Mënyrat në të cilat fëmijët janë rritur dhe edukuar me teknologjinë nuk janë më të qëndrueshme. Fëmijët janë e ardhmja jonë, por nuk ka të ardhme për fëmijët që mbipërdorin teknologjinë. Një qasje e bazuar në ekip është shumë e nevojshme dhe urgjente për të zvogëluar përdorimin e teknologjisë nga fëmijët.   Ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj teknologjisë mund të sjell si efekt negativ stopimin e të folurit apo dhe stopimin e zhvillimit gjuhësor. Rasti i një vajze 3-vjeçare e cila konsumonte mbi 4-orë në ditë përpara kompjuterit kishte sjell tek ajo bllokim të të folurit. Vajza e vogël nuk frekuentonte çerdhen dhe shok/shoqe i/e saj ishte kompjuteri. Vajza merrte informacion prej kompjuterit, por  nuk kishte bashkëbisedim ndërmjet tyre, nuk kishte fjalë mes tyre. Ajo dëgjonte, shikonte, por në gjuhë të huaj. Ishte mbyllur në vetvete. Me prindërit ajo kishte gjetur mbështetje në komunikimin jo verbal (të folurën pa fjalë) dhe për rrjedhojë i gjithë fjalori i saj ish kufizuar vetëm në 4 fjalë. Pas vetëm një konsulte logopedike vajza e vogël filloi t’i komunikonte mamit të vetë, dëshirat e veta, verbalisht. Ajo nuk u rikthye më sepse nuk ishte e nevojshme. Nisi të fliste, por deri atëherë ishte bllokuar. Nuk bëmë asnjë gjë të madhe, thjeshtë diskutuam sesi duhej të veprohej. Duhej kanalizuar vetëm në një gjuhë sepse kishte konfuzion multilingual. Ajo dinte të shprehej në shqip, por ngatërrohej me gjuhën portugeze dhe angleze, kishte vështirësi në përcaktimin ose familjarizimin me një gjuhë të caktuar. Por ia doli, kishte mundur të kuptonte në tre gjuhë, por ndihej konfuze në cilën gjuhë duhej të shprehej. Ndaj ajo që konkludojmë  është, më shumë marrëdhënie interaktive me njerëz të tjerë dhe integrim social i hershëm, më pak teknologji sepse mbyll fëmijën në vetvete dhe mund të sjell konfuzion multilingual e për rrjedhojë fëmija mund të has vështirësi  në arritje akademike dhe  ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët.

BURIMI: GAZETA SHËNDETI,  dr. Gentjana Sinaj, mjeke logopede