Elton Ilirjani është një ndër biznesmenët më të diskutuar në Shqipëri, ndoshta edhe për faktin se e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë se është homoseksual, ndryshe nga shumë të tjerë që e kanë të vështirë ta pranojnë publikisht. I ftuar në emisionin “Trokit” në InTv, biznesmeni ka folur për marrëdhëniet afatgjata dhe për preferencat e tij në lidhje me meshkujt. Po ashtu, ai ka treguar se njeh edhe shumë personazhe të njohur në Shqipëri, që janë të dyzuar seksualisht dhe të tjerë që janë homoseksualë, por nuk e pranojnë.

Ilirjani ka rrëfyer se njeh këngëtarë e prezantues lajmesh gay, madje ka treguar se një deputet i njohur ka pasur raport homoseksual me shoferin e tij dhe i gjithë dikasteri ishte në dijeni. “Kam patur vetëm dy lidhje të gjata. Njëra ishte në periudhën kur isha në universitet me një të huaj, ndërsa tjetra ka qënë me një shqiptar, i cili është një figurë e njohur, por nuk dua t’ia them emrin”, -është shprehur Ilirjani. Ndërsa, për sa u përket preferencave të tij në lidhje me meshkujt, ai ka treguar se i pëlqejnë meshkujt heteroseksualë, ndoshta kjo mund të jetë një ndër arsyet pse është ende beqar.