Kush e zëvendëson Kledi Kadiun sonte në DWM?

Kledin, e mësuam që javën e kaluar që do të mungojë sonte në jurinë e DWM, por kush do ta zëvendësojë?

Ekskluzivisht, në karrigen e DWM, sonte është aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku. Pak minuta më parë, vetë Besi, në një video ekskluzive për Class, tha se për sonte është i ftuar për të gjykuar të gjithë konkurrentët.

Pa e lënë mënjanë humorin, ai tha se, deri tani, ka gjykuar vetëm si kërcen fisi në dasma. Në karrigen e Kledit, me siguri, do përpiqet të bëhet pak më serioz, ose, në të kundërt, Kledi do të 'injektohet' me humorin e natyrshëm të Besit.



