Ajo është modele dhe pozat ideale për të realizuar foto perfekte i ka mësuar me kohë. Po shkruajmë për të bukurën Megin Ndokaj e cila sot na tërhoqi vëmendjen me veshjen plot dritë që ka zgjedhur për këtë ditë vere. E qeshur dhe e veshur me një jumpsuit portokalli me lule të bardha dhe të zeza, Megi teksa qëndron e ulur në një vespë, duket sikur po pozon për ndonjë kopertinë reviste.

Një tjetër detaj interesant në veshjen e saj është çanta prej kashte, kaq e preferuar e vajzave të famshme këtë sezon. Syzet e veçanta, kurimi deri në detaj nga Megi na ka bërë ta zgjedhim sot si veshjen e ditës. Ne i japim asaj më shumë se 10 pikë. Juve si ju duket?