
Për herë të parë sot kemi zgjedhur si veshjen e ditës kombinimin që ka realizuar Ortensia. Një fashion blogere me shumë stil është Ortensia dhe ajo numëron rreth 2 mijë ndjekës në Instagram. Veshja e ditës është e tillë: Ortensia ka veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një këmishë kafe me vija të bardha.
Duke qenë se kapelet e kashtës janë në modë këtë verë, Ortensia ka vendosur në kokë një të tillë dhe ngjan mjaft trendy. Ajo që dallon në veshjen e saj është çanta e vogël Louis Vuitton, por pa harruar edhe sandalet me rripa. Ne e vlerësojmë veshjen e saj me 10 pikë. Juve si ju duket?
