Është një nga ato rrëfimet më të ndjera që këngëtarja mund të ketë bërë ndonjëherë, gjatë gjithë karrierës së saj artistike. Këtë herë, kujtimet janë të forta, por mesazhi shumë i qartë dhe domethënës.

Orinda Huta, zgjodhi që në natën e parë të edicionit të 20-të të "Kënga Magjike" që nis sot të kthehet pas në kohë dhe të na zbulojë detaje që nuk i dinim nga pjesëmarrja e saj e parë në këtë kompeticion muzikore.

Ajo shkruan: “Tani e di” ishte viti 2002 kur unë mora pjesë për herë të parë në “Kënga Magjike”. Atëherë isha vetëm 15 vjeç dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesëmarrjes e deri te kjo këngë pata shumë thyerje zemre. Familja ime nuk kishte mundësi të investonte shumë në një pasion timin sepse gjithmonë me kishin rritur me idenë që muzika duhet të ishte thjesht një hobi. Megjithatë, kurrë nuk ma kishte marr mendja që do kisha një ndër këngët më të bukura të atij viti e cila dëgjohet ende sot.

Sot në “Kënga Magjike” shumë të rinj prekin skenën e madhe e shumë prej tyre suksesin që ndoshta nuk e kishin menduar ndonjëherë. Emocionet bëjnë të veten, por bëni hapa të sigurt dhe jini falenderues. Zoti gjithmonë zgjedh mënyrat e veta për të të forcuar e lumturuar dhe duhet të jemi krahëhapur ndaj bekimeve. Suksese të rinjve, por edhe këngëtarëve Big në këtë 20 – vjetor në të cilin kam kënaqësinë të jem edhe krah njerëzve brilant Armend Rexhepagiqi, Manjola Nallbani, Arben Skënderi dhe Orgesa Zaimi”.

Dhe me këto fjalë, na preku të gjithëve, pa kushte!