Pak para konkurrimit, Flori flet për këngën ‘Plas’. Kujt i dedikohet?

Dashurisë

Nga Class 6 December 2018

Pak para konkurrimit, Flori flet për këngën ‘Plas’.

Vetëm një javë më parë, Flori foli dhe u dha fund shumë pyetjeve që për shumë kohë qarkullonin në rrjet pas çdo kënge që ai ose bashkëpunëtorët e tij publikonin. Pak para se të këndonte “Plas” në Këngën Mgajike, ai zgjodhi t’i bënte intervistë vetes dhe zgjodhi enkas ato pyetje për të cilat të gjithë ishin sy e veshë.

Po, është dashuruar prej vërteti dhe vetëm një herë. Jo, dashuria e vërtetë nuk ka pasur aspak të bëjë me showbiz-in. Dedikimet? Ah, edhe ato nuk kanë të bëjnë fare, por fare me ato që fliten prej kohësh. Siç tha edhe vetë Flori, nuk i shkruan tekstet për dikë a diçka në veçanti që ka lidhje me të personalisht: “Jeta ime nuk nisi dje dhe nuk do të përfundojë nesër. Kaq..” – tha dhe nuk deshi të diskutohet më për këtë.

Po “Plas”? Edhe pse i sqaroi të gjithë, sërish nuk shpëtoi, sepse gojët e liga ende nuk u mbyllën… “S’kena me u pa mo bashkë”, sikur i lidhi edhe një herë tjetër ata që e kanë ndjekur jetën profesionale dhe atë personale të Florit me një histori të shkuar.

Pak para konkurrimit, Flori flet për këngën ‘Plas’.

Por sot, ekskluzivisht për Class, Flori, edhe një herë tjetër, tha se nuk ia dedikon një njeriu të veçantë. Pyetjes nëse do të fitonte, kujt do t’ia dedikonte çmimin, ai përgjigjet (me diplomaci, siç di ai): “Nëse do fitoj? Por edhe nëse nuk fitoj, ia dedikoj dashurisë. Kujt t’ia dedikoj tjetër?”

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Kujt do t’ia dedikonte këngën “Plas” @iamflorimumajesi nëse do ta fitonte Këngën Magjike? E tregon vetë! #kengamagjike2018

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Mjaft më me dedikime… Flori shkruan dhe këndon për dashurinë, për dashurinë në përgjithësi… U kuptuam?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon