Vetëm pak minuta na ndajnë nga finalja e spektaklit të kërcënimit, Dance With Me në Tv Klan, i cili do të mbyllë sonte edicionin e 5-të të tij. Të hënat kaluan shumë shpejt dhe sonte, të gjithë konkurrentët në garë do të performojnë për herë të fundit për të marrë çmimin e madh.

Përveç shumë surprizave që janë zbuluar gjatë ditëve të fundit, për të ftuarit specialë dhe performancat në skenë natën e sotme, e fundit vjen nga paneli i jurisë.

Sonte, juria nuk do të jetë ajo me të cilën jeni mësuar gjithmonë, çdo të hënë. Nuk do të jetë as Valbona Selimllari, as Robert Aliaj, madje as kryetari i jurisë, Kledi Kadiu. Karriget në panelin e jurisë i kanë zënë ata që kanë bërë për vete të gjithë publikun sezonin e kaluar, ‘piratët’ e Piter Panit.

Siç e shihni, më rehat se asnjëherë, janë ulur në juri Ema, Ueisi dhe Eno, tre nga personazhet më të dashur të sezonit të parë të “Në kurthin e Piter Panit”. Se sa gjatë do të qëndrojnë, si do gjykojnë dhe sa pikë do të japin, mbetet për t’u parë.

Prisni edhe pak minuta për të zbuluar çfarë kanë kurdisur këta të tre në këtë vend…