Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave shqiptarë në vitin 2018

Disa kanë lindur më parë

Nga Class• 20 December 2018

Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave

Dashuria  lind në momentin që më pak e pret. Ose edhe të gjen të përgatitur. Gjithsesi, ajo çfarë duam të shkruajmë është se dashuaria është një ndjenjë më e fortë se ne. Gjithmonë njerëzit kanë interes për të dëgjuar më shumë rreth dashurisë. Mirëpo, kur dashurohen dy personazhe të njohur publikë, atëherë interesi shtohet. Ky vit ka qenë i mbushur me dashuri, nga ato të bukurat që ke dëshirë t’i dëgjosh. Duke qenë se jemi në fund të 2018-ës, ne kemi bërë një përmbledhje të historive të dashurisë që janë bërë publike në këtë vit. Ato mund kenë lindur më herët, por në këtë vit, publiku ka mësuar më shumë rreth ndjenjës së tyre.

Fatma dhe Alfio

Edhe pse të lidhur prej 2 vitesh, Fatma dhe Alfio zgjodhën këtë vit, vetëm disa muaj më parë për ta bërë publike lidhjen e tyre. Ata bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe duket se janë vërtet të dashuruar. Historia e tyre është nga ato historitë e dashurisë moderne, por me plot ndjenjë.

Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave

Krusita dhe Kledi

Ata nuk e kanë pranuar, mirëpo gjatë provave të Këngës Magjike, Krusita dhe Kledi Bahiti janë kapur “mat” dhe konsiderohen tashmë si çifti më i ri i showbiz-t shqiptar. Nuk dihet sesa kohë kanë së bashku, mirëpo ajo që është kuptuar edhe nga festivali është se Kledi është fansi më i zjarrtë i Krusitës.

Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave

Eni dhe Genci

Ata mund të kenë më shumë kohë të lidhur, mirëpo vetëm disa ditë më parë Genc Prelvukaj e pranoi që është në një lidhje me Eni Koçin. Në emisionin “1 kafe me Labin”, Genci u shpreh se ata kanë zgjedhur të shkojnë në këtë event si çift. Prej kohësh përflitej që Genci dhe Eni janë në një lidhje dashurie, mirëpo ata të dy deri para pak ditësh kishin vendosur ta mbanin vetëm për vete këtë romancë.

Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave

Sara dhe Ledri

Sara Hoxha dhe Ledri Vula, vazhdojnë të mos e pranojnë publikisht që janë në një lidhje. Edhe pse në çdo event janë të shoqëruar nga njëri-tjetri, sërish preferojnë ta mbajnë larg vëmendjes së mediave lidhjen e tyre. Nuk dihet sa kohë kanë bashkë, mirëpo këtë vit në ditëlindjen e Ermal Fejzullahut, por edhe në evenimente të tjera Ledri ka qenë i shoqëruar nga Sara.

Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave

Dashuritë ‘e reja’ që lindën mes vipave

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon