Votimi u mbyll, ky është këngëtari i vitit sipas votave tuaja

Urime

Nga Class 31 December 2018

Votimi u mbyll, ky është këngëtari i vitit sipas votave

Sot do të mbyllen dalëngadalë të gjitha kategoritë për personazhet e vitit që kanë spikatur në fusha të ndryshme të jetës gjatë vitit 2018. Njëra nga kategoritë është “Këngëtari i vitit”. Fituesi i kësaj kategorie ndoshta pritej, sepse kudo përflitet për të dhe këngët e tij mësohen përmendësh sapo dalin. Besoj e keni kuptuar sepse vetë e keni votuar Flori Mumajesin. Nga 7898 votues, plot 43 për qind e tyre kanë votuar për këngëtarin e hitit “Plas”, “Ja ke bo vetes”, etj. Flori e mbylli 2018-ën më së miri duke u shpallur edhe fitues i Këngës Magjike me baladën “Plas”.

Votimi u mbyll, ky është këngëtari i vitit sipas votave

Në vend të dytë renditet një nga zërat më të veçantë të skenës shqiptare. Alban Skënderaj ka mundur të mbledhë 12 për qind të votave, duke u renditur kështu direkt pas Florit. Albani vazhdon prej vitesh të kryesojë listat e këngëtarëve më të mirë shqiptarë.

Votimi u mbyll, ky është këngëtari i vitit sipas votave

Ndërsa në vend të tretë, por jo më pak i rëndësishëm është një yll i skenës shqiptare. Jo më kot kemi shkruar yll, sepse emri i tij është Ylli Limani. Me një diferencë përqindjeje shumë të vogël, Ylli ka siguruar 11 për qind të votave.

Votimi u mbyll, ky është këngëtari i vitit sipas votave

Pra, kjo është rënditja një flori bashkë me një alban që shëndrijnë si një yll.

Votimi u mbyll, ky është këngëtari i vitit sipas votave

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon