Në sezonin e ftohtë në të cilin jemi, ka gjithmonë e më shumë risk që të sëmuremi nga grip, apo nga e ftohura! Simptomat e kollës, rrufës, debulesës fizike nuk duhet t'ju çojnë direkt tek mjeku, vetëm në rastet e ndonjë temperature të paparashikuar. Por, përpara se të mendoni këtë gjë, hidhini një sy këtyre këshillave të vlefshme për të gjithë ju!

Kujdesuni për veten

Studimet kanë sugjeruar se aktiviteti fizik mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të frymëmarrjes, por edhe ulja e pirjes së duhanit, reduktimi i konsumit të alkoolit dhe një dietë e shëndetshme gjithashtu ndihmojnë. "Mjaftojnë stërvitja, të ushqyerit e mirë dhe kjo do ta mbajë sistemin tuaj imunitar të fortë", thotë Peter Barlow, profesor i asociuar i imunologjisë dhe infeksionit në Universitetin e Edinburgut.

Bëni gjumë mjaftueshëm

Gjumi është kritik për shëndetin, thotë Aric Prather, profesor i asociuar në psikiatri në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. Në një studim të publikuar në vitin 2013, Prather dhe kolegët ofruan 164 individë me gjurmues gjumi dhe ditarë të gjumit, i ekspozuan ato në të ftohtin e zakonshëm dhe pastaj i vendosën në karantinë në një hotel për monitorim. Pas marrjes parasysh të faktorëve duke përfshirë moshën, seksin, zakonet e pirjes së duhanit dhe konsumimin e alkoolit, ekipi gjeti se gjumi ishte faktor në ata që sëmureshin. "Ne kemi gjetur se njerëzit që bëjnë mesatarisht më pak se gjashtë orë gjumë janë rreth katër herë më shumë të predispozuar për t'u ftohur se ata që flenë më shumë se shtatë orë", thotë Prather.

Laj duart

Ka rreth 160 lloje të rhinovirus, të cilat janë pas shumicës së ftohjeve të zakonshme, thotë Barloë: "Çdo gjë që mund të bëni për të shmangur ekspozimin ndaj virusit do të zvogëlojë shanset tuaj për ta kapur atë." Ai thotë se shumë agjenci shëndetësore i këshillojnë njerëzit të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë, për të shmangur prekjen e hundës, syve dhe gojës me duart e pista dhe të qëndroni larg nga njerëzit që janë të sëmurë".

Rrini larg fëmijëve, nëse mundeni

Prof. Mieke van Driel, kreu i kujdesit parësor dhe praktikës së përgjithshme në Universitetin e Queensland, thotë se fëmijët marrin disa ftohje në vit, për shkak se sistemet e tyre imune ende janë në zhvillim  dhe ata tentojnë të kalojnë ftohjet. "Prindërit e fëmijëve të vegjël janë në rrezik më të lartë sesa njerëzit që nuk kanë shumë kontakt me fëmijët, dhe kështu qëndrimi larg tyre është gjë e mirë".

Nëse jeni sëmurë, jini të vetëdijshëm për të tjerët

Prezantimi i vazhdueshëm në publik, duhet shmangur nëse ju keni simptoma gripi. "Nëse kolliteni dhe teshtitni, është ndoshta një ide e mirë të mos jeni rreth njerëzve të tjerë, duke përhapur të ftohtin", thotë Van Driel.

Mos harroni që ju do t'a kaloni këtë fazë

"Sistemi imun në një person të shëndetshëm është plotësisht i aftë të merret me ftohjet dhe shumicën e viruseve", thotë Van Driel. "Virusi i ftohjes është një sëmundje e mirë, vetë kufizuese. Është e bezdisshme, por është vetë-kufizuese. "Ne duhet të kemi besim tek organet tona për të menaxhuar patogjenët, në shumicën dërrmuese të rasteve, edhe nëse nuk bëjmë asgjë, ne do të bëhemi më mirë".