4 gabimet që bëjnë prindërit me fëmijët, por më pas pendohen

Lexoni me kujdes

Nga Class• 10 January 2019

4 gabimet që bëjnë prindërit me fëmijët, por

Të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre. Ata punojnë dhe sakrikojnë shumë që fëmijëve mos t’u mungojë asgjë. Mirëpo, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm të mirat materiale që prindërit u sigurojnë fëmijëve. Atyre mund t’ju mungojë dashuria dhe koha e kaluar me ta. Prandaj ju prindër duhet ta lexoni me patjetër këtë artikull për të mësuar gabimet që bëni me fëmijët tuaj:

Nuk e shijoni komunikimin me fëmijët

Fëmijët rriten shpejt, mirëpo ato kanë nevojë për komunikim të vazhdueshëm me të rriturit. Mirëpo, edhe prindërit kanë nevojë të flasin me fëmijët e tyre dhe ta shijojnë kohën e lirë me ta. Prandaj ajo që ju këshillojmë ne është ta shijoni çdo moment me fëmijën tuaj, pasi koha nuk mund të kthehet pas.

4 gabimet që bëjnë prindërit me fëmijët, por

Nuk i përqafoni fëmijët mjaftueshëm

Shkencëtarët kanë provuar rëndësinë e përqafimeve për shëndetin (për shëndetin moral dhe fizik). Ka shumë avantazhe të dukshme, por ndoshta do të pajtoheni se është mirë të përqafoni fëmijën tuaj. Ndonjëherë prindërit nuk i përqafojnë fëmijët me idenë se mos llastohen, mirëpo periudhën e fëmijërisë së tyre duhet ta shijoni, pasi ata rriten me shpejtësi dhe ndoshta më pas nuk do t’ua lejojnë aq shumë t’i përqafoni.

Nuk e keni shkruar fjalën e parë që kanë thënë

Këto janë disa kujtime të mira. Ju lehtë mund të jetoni pa to, por është shumë më mirë t’i mbani gjithmonë “të dokumentuara”.

4 gabimet që bëjnë prindërit me fëmijët, por

Keni qenë shumë strikt

Mos u bëni shumë strikt me fëmijët, pasi i ndrydhni ata dhe nuk i lini të bëhen të suksesshëm. Prindërit kur i ndalojnë fëmijët për veprime të ndryshme, kjo gjë e dobëson marrëdhënien e tyre.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon