Maya rrëfen për herë të parë pse e ka mbajtur shtatzëninë sekret duke zbuluar të kaluarën e hidhur

E trishtë

Nga Class 11 January 2019

Maya rrëfen për herë të parë pse e ka mbajtur

Këngëtarja Maya është bërë nënë në fund të muajit dhjetor dhe siç ka treguar ajo, këto ishin festat më të bukura për të, pasi Zoti e bekoi me një djalë. Lajmin se ishte shtatzënë Maya e ka bërë të ditur vetëm në muajin e tetë të shtatzënisë në emisionin “Rudina”, ku ka treguar se ka pritur kaq gjatë për supersticion. “Kam qenë shumë supersticioze, sepse nuk ka qenë pa sakrificë për të arritur deri këtu dhe doja të mos bija shumë në sy sepse doja të isha e sigurt”,- është shprehur Maya në muajin nëntor, kur ishte e ftuar te “Rudina”.

Maya rrëfen për herë të parë pse e ka mbajtur

Më shumë rreth kësaj çështje, këngëtarja ka treguar sot në emisionin “Lartë e poshtë”, ku ka zbuluar për herë të parë se më herët ka qenë shtatzënë, ka treguar mënjeherë dhe shtatzënia është ndërprerë. “Dëshiroja që shtatzëninë ta mbaja larg vëmendjes së mediave, jo për të surprizuar botën, por për merak. Ky supersticion më ka ardhur nga e kaluara. Kjo të vjen nëse ti je munduar më herët që të bësh diçka dhe nuk ke pasur gjithmonë rezultat. Njerëzit më të vjetër më kanë thënë që të mos e tregoj, sepse derisa fëmija të bëjë 3-4 muaj nuk duhet folur. Ndërsa më herët unë sa ngelja shtatzënë e tregoja direkt”,-ka rrëfyer Maya.

Maya rrëfen për herë të parë pse e ka mbajtur

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon