Në këto ditë të ftohta dimri të gjithë nxjerrim nga gardëroba veshjet më të trasha dhe ndër akesorët që nuk mungojnë është shalli. Përveçse do të dukemi me stil nëse e kombinojmë bukur, ai na mban dhe shumë ngrohtë, prandaj shumë prej nesh nuk e ndajnë në përditshmëri. Megjithatë duhet të tregohemi të kujdesshëm me higjenën e shallit, pasi ai mund të jetë ndër shkaktarët kryesorë të akneve dhe njollave në lëkurën tonë.

Tingëllon e çuditshme, por papastërtitë e mbledhura te shalli mund të bllokojnë poret duke shkaktuar akne në fytyrën apo qafën tuaj. Për këtë arsye këshillohet larja sa më e shpeshtë e këtij aksesori kaq të preferuar në stinën e dimrit, sidomos kur materiali i tij është poliestër. Diçka e tillë mund të mos ju kishte shkuar në mendje, por tani që e mësuat tregohuni më të kujdesshëm me higjenën e shallit.