Në kulmin e karrierës dhe sukseseve të tij, artisti dhe kantautori i njohur shqiptar, me siguri që i ka lënë pa gjumë fansat e tij të shumtë, pas disa publikimeve të fundit në instastory. Për të parën herë, e shprehur publikisht dhe në profilin e tij  zyrtar në Instagram, Flor Mumajesi ka folur për vendimin më të vështirë të jetës së tij, shkëputjen nga muzika...

Kujt i kishte shkuar ndërmend një postim i tillë, në këtë moment kulmor të karrierës dhe arritjeve artistike të Florit? Pas çmimit të parë të "Kënga Magjike", edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, vjen momenti që kantautori i dashur për publikun të shprehet për një etapë të panjohur për publikun, siç është edhe vendimi për të hequr dorë nga muzika.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot…Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan ai në postimet e njëpasnjëshme në Instastory-n e tij!

Urojmë që jetë thjesht e vetëm një mendim i çastit dhe gjithçka të kalojë, për t'ja lënë vendin këngëve dhe sukseseve të radhës, të këngëtarit aq shumë të dashur për publikun!