Faturat shkaktojnë kancer? Shkencëtarët paralajmërojnë: 90% e tyre me kimikate të rrezikshme

Kujdes

Nga Class 17 January 2019

Faturat shkaktojnë kancer? Shkencëtarët paralajmërojnë:

Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer.

Këto fatura përmbajnë një bojë e cila zbehet me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse ato bëhen me letër termike që ka një kimikat të quajtur BPA. Ekspertët thonë se nga këto studime ka dalë se ky kimikat mund të jetë shkaktar për kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.

Sipas profesorëve të Universitetit të Granadës, Spanjë, është shqetësim i madh për publikun që është i ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë.

Faturat shkaktojnë kancer? Shkencëtarët paralajmërojnë:

“Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, çanta, kuleta apo makina“,-shprehen ata.

Burimi: Gazeta Shëndeti

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon