‘Stop këngëve që promovojnë drogën’, Tayna reagon pas lajmit
Çfarë thotë?

Është bërë e “modës” tashmë që në tekstet e këngëve të huaja, por edhe ato shqiptare të përmenden lëndët narkotike. “Columbiana” hitit i verës 2018 nga Tayna dhe Don Phenom, një ndër këngët më të dëgjuara të vitit të kaluar, sërish paragjykohet pasi marijuana është “kryefjala” e kësaj kënge. Tayna ka reaguar sonte për herë të parë në Instagram, ndaj një lajmi në televizion ku tema ishte “Stop këngëve që promovojnë drogën”.
“Në një shtet nuk vet nuk munden të ndalin përdorimin e narkotikëve ose shumë gjërave të tjera, nuk ma merr mendja që ne si artistë kemi shumë peshë të madhe në veprimet e njerëzve. Ne veç këndojmë dhe mundohemi me argëtu popullatën. Unë për vete nuk përdori asgjë nga këto, biles as duhanin që shumica e përdorin e po ashtu është shumë i dëmshëm. Kush dëshuron me e përdor, nuk mund ta ndalim. Kush nuk dëshuron, nuk e detyrojmë. Tek e fundit nuk kemi rolin e prindërve për të edukuar askënd. Ky është vetëm një zhaner i muzikës që ka tema të tilla dhe që dëgjohet vetëm prej atyre që e pëlqejnë. Ju jeni rrit me muzikën rock që po ashtu ka pasur tema të tilla. Nuk duhet me marrë asgjë personale, asgjë që thuhet në tekste të këngëve. Asnjëherë të rinjëve nuk iu rekomandoj të përdorin lëndë të tilla. Fëmijët janë në dorën tuaj, çfarë i lejoni dhe çfarë s’i lejoni me dëgju, me pa ose si i edukoni. Besoj që kemi probleme më të madhaja në shtet”,-shkruan Tayna në profilin e saj në Instagram.




