Shënohet viktima e tretë nga gripi në Shqipëri, situatë epidemie në vend

Rastet e fundit!

Nga Class 4 February 2019

Shënohet viktima e tretë nga gripi në Shqipëri, situatë

Në tjetër person ka ndërruar jetë prej gripit ditën e sotme. Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të analizave, por dyshohet se shkak i vdekjes së një qytetari nga Gramshi është bërë gripi dhe komplikacionet që ka sjellë viroza. Shtetasi në fjalë ishte shtruar në spitalin e Senatoriumit në Tiranë. Në tre ditët e fundit, në këtë spital si pasojë e komplikacioneve që ka sjellë viroza e gripit, kanë vdekur edhe dy persona të tjerë.

Shënohet viktima e tretë nga gripi në Shqipëri, situatë

Mësohet se në spital janë në gjendje të rënduar dhe disa qytetarë të tjerë për shkak të gripit.

Shënohet viktima e tretë nga gripi në Shqipëri, situatë

Ndër të tjera, dyshohet se viroza e njohur si gripi i derrit është sërish prezente në Shqipëri. Dyshohet gjithashtu se njëri prej të vdekurve ka qenë pikërisht i infektuar nga ky virus.

Burimi: Lapsi.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon