Marrëdhënia e tyre është ndër më të përfolurat në median shqiptare, por duket se përveç qasjes profesionale dhe miqësisë, asgjë më shumë nuk ka mes tyre. Fakti që të dy janë artistë të njohur dhe mjaft të dashur për publikun, mbi të gjitha që bëjnë hite dhe muzikë që pëlqehet në masë, i bën ata shpesh protagonistë të kronikës rozë.

Këtë herë, ka qenë një veprim i guxuar nga ana e Flor Mumajesit, që ka vendosur me shpatulla pas murit personin që i dërgoi një sms ku qartazi shan me një fjalor të papërshtatshëm këngëtaren Fifi. "Ah, mbase duhet të jem Fifi një copë mishi me dy sy", i shkruan personi i panjohur, me shumë gjasë fansja Flor Mumajesit në sms.

Ai nuk e lë pa përgjigje, përkundrazi ka dy fjalë për të. Kantautori i njohur i kthehet duke i thënë: "Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri. Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq...".

Fansja vazhdon me mosbindjen e saj dhe i thotë: "Ah, djalli brenda meje bre", ndërsa Flori ja pret shkurt: "Fakt"!

Mjaftoi ky shkëmbim mesazhesh, të cilat artisti i njohur zgjodhi t'i bëjë publike për të treguar hapur vlerësimin që ai ndan për kolegen dhe mikeshën e tij, Fifi!