Që vajzat janë pikë e dobët e babit, kjo nuk ëhstë më gjë e re. Edhe Alban Dusushi nuk bën përjashtim nga këta baballarë, por reagimet dhe ndjesitë kur të vinte ky moment, nodshta nuk mund t’i parashikonte.

Vajza e tij, Joelle, tashmë është bërë adoleshente, madje edhe ka nisur t’i rrëfejë të atit për pëlqimet e para. Edhe pse në sytë e të atit, Joelle është ende e vogël, Albani e ka kuptuar se ajo është në një fazë tjetër të jetës, në atë që provon më shumë se asnjëherë edhe ndjesitë e forta atërore – një prej të cilave është edhe xhelozia.

I ftuar këtë javë në “Thumb”, Albani ka rrëfyer disa detaje mbi raportin që ka me Joelle, vajzën e tij 15 -vjeçare. Dy moderatoret, Aulona dhe Fatma, e kanë pyetur nëse Joelle i ka rrëfyer ndonjë ngacmim që i kanë bërë çunat së bijës apo nëse ajo i rrvfen atij pëlqimet që ka.

Ka qenë njëherë (që më ka thënë për një çun që e ngacmonte) dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Dhe i mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkojë, se më vjen turp pastaj mua. Por ai nuk e ngacmoi më dhe, natyrisht, këto janë momente që ufff.”

(Për pëlqimet) Bëjmë muhabet ne, shumë mirë për këto, është një pjesë që unë nuk dua të mungoj tek ajo, nuk dua të mbaj të fshehta nga unë. Dhe këtë ja kam thënë. Në flasim për të gjitha gjërat me njëri-tjetrin. Deri tani mesa më ka thënë, nuk e di sa më thotë të vërtetën se mund edhe të më gënjej, por nuk ka asnjë pëlqim që të ketë vazhduar më tej. Por natyrisht që edhe ajo më ka shprehur simpatirat. Gjëja më e habitshme është se ju vajzat gjithmonë më befasoni. Para pak ditësh më erdhi me një libër historie në dorë. Kishin bërë një kapitull që fliste për Bashkimin Sovjetik. Në libër ishte një fotografi e Stalinit i ri. Dhe kjo thotë shiko o ba sa i bukur ka qenë ky. Ky gjithmonë ka qenë i shëmtuar dhe jo vetëm kaq po ka qenë edhe i tmerrshëm i thashë, kështu që harroje”,- ka rrëfyer Albani.