Si duket Tirana këtë Shën Valentin? Nuk duhet humbur mundësia për një foto

Jemi në prag Shën Valentini dhe ashtu si për çdo festë Tirana ka marrë një pamje tjetër. Qendra e qytetit është mbushur me zemra të kuqe, të cilat duket se kanë pushtuar ambientet përreth Bashkisë. Qytetarë të shumtë nuk kanë humbur rastin për të bërë një foto, pasi është e pamundur t`u rezistosh tullumbaceve në formë zemre.
View this post on Instagram
“Po ti, bëre foto te zemrat e Bashkisë?! Mirëmëngjes Tirana! Një javë të mbarë plot dashuri dhe kujdes për njëri-tjetrin”, -ka shkruar kryebashkiaku Erion Veliaj këtë mëngjes. Ai ka ndarë në profilin e tij në Instagram foto të shumta që qytetarët kanë realizuar pranë “këndit të Shën Valentinit”. Nëse ende nuk ke shkrepur një foto, çfarë pret akoma?








