Si një nga këngëtaret e dashura për publikun shqiptar, me shumë hite dhe videoklipe muzikore të suksesshme të realizuara ndër vite, ajo na ka dëshmuar potencialin e saj vokalistik dhe atë artistik përmes prurjeve të reja, skenave të festivaleve, performancave të ndryshme para publikut, etj.
Por, nëse mendoni se Olta Boka ka lindur këngëtare dhe ky është profesioni i vetëm që do e ndjek atë gjithë jetën, e keni gabim! Këngëtarja paska edhe një tjetër profil interesant në të cilin ka investuar bindshëm ndër vite përmes studimeve, e së fundmi gjithçka po e materializon në praktikë me eksperiencën e re. E thënë më shkurt, Olta Boka aktualisht është asistent-notere, e me përkushtimin dhe profesionalizmin me kalimin e kohës, ajo synon të ketë vulën e noteres që do të mbajë emrin e saj.
Ka qenë vetë ajo që e ka bërë me dije këtë angazhim të ri përmes një postimi të fundit në Instagram. Olta shkruan në të: “Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin në profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent-notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë vula të mbajë emrin tim si një ‘autograf’ me përgjegjësi për shërbimet jetësore noteriale. Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë"!
View this post on Instagram
Me siguri, surpriza të tjera i presin fansat dhe dashamirësit e muzikës së artistes së njohur, por veçmas këngës, profili dhe formimi juridik janë angazhimi i saj parësor i momentit. Ne të Class i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e saj të ri!