Përse hamë shumë? Gabimet që bëjmë kur kemi sulme të urisë

Mësojini mirë!

Nga Class 15 February 2019

Përse hamë shumë? Gabimet që bëjmë kur kemi sulme

Nëse edhe juve ju ndodh të pyesni shpesh veten se pse hani shumë dhe ende nuk jeni në gjendje të frenoni dëshirën për ushqim, atëherë mirëserdhët në grup! Si t'ja bëjmë që të hamë pak dhe në mënyrë të shëndetshme?! Kontrolli i sulmeve të urisë ndonjëherë është një sfidë. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shmangni nxitimin e ngrënies së vakteve dhe ushqimeve të gatshme të mbushura me sheqerna, të cilat përveç shtimit në peshë, e nxisin edhe më shumë urinë. Në fakt, ky gabim shpesh vjen nga sulmet e urisë. Një truk i dobishëm në situata të tilla është përqëndrimi në ushqime të bazuara në fibra të tilla si perime, fruta të freskëta, arra që ndihmojnë për të ruajtur ndryshimet në sheqerin në gjak, për të pasur kontroll më të madh mbi stimujt e urisë dhe zvogëlimit të prirjes për të ngrënë më shumë.

Përse hamë shumë? Gabimet që bëjmë kur kemi sulme
Hani me nxitim
Përveç inkurajimit të fryrjes ngrënia e shpejtë dhe me nxitim, mos kujtoni se ju ngop! Përkundrazi ju nxit për të ngrënë më shumë ushqime.
Përse hamë shumë? Gabimet që bëjmë kur kemi sulme
Konsumoni pak proteina
Veza, mishi, peshku janë burime të shkëlqyera të proteinave me vlerë të lartë biologjike, të nevojshme për të ruajtur masën normale trupore. Për më tepër, ato ju ngopin, duke vonuar kështu sulmet e urisë.
Përse hamë shumë? Gabimet që bëjmë kur kemi sulme
Hani gjithmonë vonë
Të shkosh të fle menjëherë pas darkës nxit shtimin në peshë! Në fakt, nuk ka asnjë mundësi për të djegur energji dhe në kushtet kur ju zgjasni kohën për të fjetur gjumë. Pasojat më pas do të jenë të dukshme në fizikun tuaj. Ndaj, më mirë një pasdite e bollshme në ushqime, dhe jo abuzim në darkë me pije dhe ëmbëlsira dhe do të fitoni ndjesinë e ngopjes në kohë.
Përse hamë shumë? Gabimet që bëjmë kur kemi sulme
Ju flini pak
Pushimi disa orë në natë favorizon rritjen e ghrelinës, një hormon që rregullon urinë dhe stimulon oreksin dhe zvogëlon prodhimin e leptinit, hormonit të ngopjes.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon