Ajo është sot një nga vajzat më të njohura të ekranit shqiptar, por përpara se të ngjitej në skenë dhe të provonte shijen e studios televizive dhe magjinë e spektatorit që e duartroket në sallë, për Dojna Memën ka pasur një tjetër etapë të artë në karrierën e saj profesionale.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për televizion, por për radion, dashurinë e saj të parë! Në fakt, kanë qenë fansat ata që përmes "Ask me a question" e kanë pyetur për një këshillë praktike dhe të vlefshme. Nëse dikush e do televizionin dhe do të fillojë punë në të, cila do të ishte mënyra më e mirë për ta mbërritur? Sigurisht që bashkë me sugjerimin, Dojna ka dhënë edhe shembullin e saj personal. E nëse mendoni se karriera në televizion, nis pikërisht direkt me televizionin, e keni gabim! Moderatorja simpatike e "The Voice Kids", një prej programeve më të ndjekur dhe të suksesshëm në Top Channel, ka një tjetër përgjigje. "Gjithmonë radio! Mëson të dëgjosh veten, ta njohësh dhe ta duash për çfarë thua(jo për si dukesh). Rruga e shkurtër nuk të çon larg"!

Pra, për të gjithë ju që e ëndërroni televizionin një ditë, bëni mirë që të dëgjoni këshillën e Dojna Memës, vajzës që e ka nisur me radion, për të mbërritur tek ëndrra e madhe, televizioni, terreni ku ajo me shumë gjasë ndjehet sot në një stad sigurie!