Pritet që shumë shpejt Meghan të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe vetëm atëherë mund të zbulojmë emrin e bebes mbretërore. Megjithatë, bastet që janë vënë për emrin e vogëlushit/es mbetëror/e janë të shumta. Ndër emrat që kryesojnë listën janë:

Nëse është vajzë:

Victoria

Victoria është një ndër emrat për të cilin janë vënë më shumë baste. Mbretëresha Victoria është një nga monarket më ikonike të familjes mbretërore, e njohur për thyerjen e normave gjinore. Ajo ka qenë shumë e fuqishme në një botë që dominohej nga meshkujt. Duke qenë se Meghan është një feministe shanset që ta quajnë Victoria janë të shumta.

Alice

Emri i nënës së Princit Philip dhe të bijës së mbretëreshë Victoria-s ka qenë Alice. Harry është shumë i afërt me gjyshin e tij, prandaj ekziston mundësia që ta nderojë në këtë mënyrë.

Diana

Të gjithë e dimë që shanset për t`ia vënë emrin Diana janë të shumta për shkak të nënës së Harry-t, princeshë Dianës. Për nder të Dianës, William dhe Kate i vendosën emrin të bijës Charlotte Elizabeth Diana, por ndoshta Harry dhe Meghan do të preferojnë t`ia vendosin si emër të parë.

Nëse është djalë:

Albert

Edhe Albert është  një ndër emrat më të përmendur të basteve. Alberti ka qenë bashkëshorti i mbretëreshës Victoria.

Arthur

Emri Arthur është shumë i preferuar nga anëtarët e familjes mbretërore, falë mbretit Arthur. Edhe pse ky emër është emri i mesëm i Princit Louis, kjo nuk do të thotë që Harry dhe Meghan nuk mund ta zgjedhin si emër të parë për fëmijën e tyre.

Philip

Siç e thamë, Harry është shumë i lidhur me gjyshin e tij, prandaj shanset që t`i vendosë fëmijës së tij emrin Philip janë të mëdha.

Ju cilin emër preferoni?