Fifi dhe Flori kanë qenë në qendër të vëmendjes pas aludimeve se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi. Aludimet filluan pas publikimit të videos ku ata shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit si dhe nga postimet e të dyve. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që mes tyre të ketë diçka që shkon përtej miqësisë.
Ishin fotot e fundit të postuara nga Fifi dhe Flori që të bënin të mendoje se diçka po kurdisnin dhe më në fund Blitz.al ka zbuluar se çfarë po ndodh me dy këngëtarët. Na vjen keq t`ju themi, por nuk bëhet fjalë për ndonjë romancë apo për diçka të ngjashme. Ata po punojnë për një projekt së bashku, që do të publikohet shumë shpejt. Fifi dhe Flori kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe me shumë mundësi edhe fotoja ku ata shfaqeshin duke pozuar në të njëjtin sfond (që nxiti shumë dyshime), mund të jetë shkëputur nga klipi.
Ne mezi po presim!