6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante

Janë interesante!

Nga Class 22 February 2019

6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante

Mund të jetë problemi i të gjitha vajzave që ndjejnë se nuk janë mjaftueshëm të gjata dhe të holla! Por, e dini që ekzistojnë disa truke ose të themi rregulla të arta që ju bëjnë gjithmonë të arrini rezultatin e dëshiruar. Këtu janë gjashtë të tilla që ju duhet të tregoni vëmendje dhe pse jo t'i mbani shënim!

6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante
Monitoro gjatësinë
Zgjidhni funde ose fustane që zgjaten pak poshtë gjurit. Kështu këmbët tuaja do të duken edhe më të gjata. Xhaketat e shkurtra gjithashtu përshtaten me këtë stil veshjeve dhe kjo do të "kënaqë" këmbët, belin dhe gjithnjë siluetën tuaj.
6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante
Rizgjidh pëlhurën
Kur jeni në dyshim, zgjidhni veshje të bëra nga pëlhura të trasha. Sepse janë më të rehatshme, gjithashtu marrin më lehtë formën e trupit.
6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante
Vendosni një rrip
Theksimi i belit tuaj gjithmonë ju bën të dukeni më mirë, prandaj përdorni rripat në avantazhin tuaj. Shmangni rripat elastik. Ato mund të jenë të rehatshëm, por ato shtojnë peshë në "sekretin" tuaj për t'u dukur elegante.
6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante
Lehtëso ngjyrat
Fustanet janë projektuar për t'ju bërë juve të dukeni e gjatë, elegante në çdo kohë dhe vend. Por, duhet të tregoni kujdes me ngjyrat. Zgjidhni nuancat monokromatike ose panelet e errëta për të tërhequr sytë dhe vëmendjen nga problematikat dhe për të nxjerrë në pah gjithë look-un tuaj.
6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante
Mbështet veten tënde
Për shkak të teknologjisë dhe pëlhurave të reja, shapewear është më efektive dhe më e rehatshme se kurrë. Përveç kësaj, e dinit që reçipeta e duhur mund të korrigjojë një numër të madh të veshjeve tuaja?! Ndaj kujdes kur zgjedh masën e reçipetave.
6 rregulla veshjeje për t'u dukur e gjatë dhe elegante
Merr pozicion gjatësie
Nëna jote kishte të drejtë: rri gjithmonë drejt. Mënyra se si merrni pozicionin e trupit kundërvepron me pjesën e qafës, vithet dhe shpinën. Ndaj, nëse qëndroni drejt dhe me kraharorin përpara ju e keni bërë gjysmën e punës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon