Mirë se erdhët në LOYALTHY

(Loyal to the Healthy lifestyle).

Për të gjithë ata që e dashurojnë kafenë dhe të mbajturit e trupit në formë, ja një lajm fantastik! Kafeja, kur konsumohet para stërvitjes, mund të bëjë që qelizat e yndyrës të përdoren si burim energjie në krahasim me glikogjenin(sheqerin). Gjithashtu, sasitë e larta të kafeinës në kafenë e zezë, ose siç e themi ndryshe “shqeto”, do të përshepejtojnë metabolizmin tuaj, gjë që ju bën të digjni më  shumë kalori gjatë gjithë ditës. Por jo vetëm para stërvitjes, kafja para ushtrimit e rrit këtë efekt.

BONUS , kafeina dhe komponimet e tjera të gjetura në kafe veprojnë si një reduktues për oreksin, duke ju bërë juve të konsumoni më pak në përgjithësi.

Pak më shumë shkencë:

Kafeina është një nxitës që vepron në sistemin qëndror nervor, në zemër dhe në 'qendrën' që kontrollon presionin e gjakut, të cilat luajnë një rol jetësor për të ndihmuar mendjen dhe trupin tuaj të shtyjnë më shumë në një stërvitje.  Ajo gjithashtu mund të rrisë lirimin e neurotransmetuesve, si dopamina, që ndikon në receptorët e dhimbjeve dhe në gjendjen shpirtërore ndërsa jeni duke punuar për trupin tuaj.

Ja pse kur ju vraponi, stërviteni, etj dhe e shoqëroni atë me muzikë, jeni në gjenjde të harroni çdo problem apo shqetësim, të paktën gjatë kohës që ju stërviteni. Studiuesit në Universitetin e Illinois zbuluan se personat që konsumonin kafe para stërvitjes, përjetonin më pak dhimbje të muskujve, ndryshe nga  homologët e tyre që nuk konsumonin kafe.  Konkluzioni? Ju mund të realizoni më shumë sete në një rezistencë më të lartë gjatë seancave të trajnimit tuaj me pesha, si dhe të kryeni më shpejt dhe më gjatë stërvitjet tuaja të kardios.

Për më tepër nje benefit tjetër është se kafja përmban sasi të mëdha të antioksidantëve, të cilat mbrojnë nga dëmtimet e radikalet e lira. Dhe më e rëndësishmja,  përforcon sistemin tonë të imunitetit, duke berë kështu të mundur të reduktojë riskun e vdekjeve të parakohshme.
Pra me një përmbledhje, ja benefitet që do të merrni nga konsumimi i një kafeje minimalisht 30 minuta para stërvitjes suaj:

1.Përqendron trupin të djegë më shumë dhjam

2.Rrit performancën

3.Rrit përqendrimin (fokusin)

4.Muskujt do ju dhembin më pak

5.Parandalon  sëmundjet

Për ju që stërviteni në mëngjes…
Shijoni një kafe për qejf në mëngjes para palestrës. Koha mund të luajë një rol të rëndësishëm në performancën tuaj të përgjithshme. Kafeina absorbohet shpejt nga stomaku brenda 15 deri në 45 minuta të konsumit, por godet efektet e saj nxitëse në mes të 30 - 75 minutave të para.  Pirja e një filxhani rreth një orë para se të stërviteni është optimale. Kafeja llogaritet si një lëng, por ju ende do të keni nevojë për disa lëngje shtesë në “rezervuarin” tuaj të burimit të energjisë. Nëse keni 1 ose 2 orë kohë para stërvitjes, shtojini pak ujë ekspresit tuaj.

Për ju që preferoni stërvitjen në mbasdite apo mbrëmje…
Lajme të këqija për njerëzit e natës: Nëse stërviteni më shpesh në pasdite ose në mbrëmje, mund të humbisni përfitimet e kafesë. Kafeina qëndron në sistemin tuaj 4 deri në 6 orë pas pirjes. Por kjo prek të gjithë ndryshe. Ju mund të rrezikoni të mos ndjeni nevojën e gjumit në orën 1 të natës, por dikë tjetër mund ta zërë gjumi që në 10.  Kjo ndodh sepse përbërja gjenetike e një personi, pesha e trupit dhe mosha luajnë të gjithë një rol thelbësor në mënyrën se si enzimat e kafeinës mund të na shkaktojnë individualisht.

Sido që të jetë, kurrë mos e sakrifikoni gjumin tuaj. Pasi është ky i fundit që është karburanti kryesor për energjinë tuaj.

“Është e mahnitshme se si këndvështrimi im për botën ndryshon me sekonda, nëpërmjet syrit të një filxhani kafeje…”

LOYALTHY by Adela Osmani